Image29 Maj 2020

51 VJET ADING – fjalë e rastit të Drejtorit të përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit Drejtues Bllagoja Donçev Ing. i dipl. i ndërt.

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme të sigurisë dhe nga pamundësia për të shënuar ditëlindjen e 51-të të ADING-ut, drejtpërdrejt, po ju drejtohem në këtë mënyrë, duke dashur që virtualisht të jemi së bashku dhe të urojmë që ditëlindjen tonë ta festojmë në kushte sigurta.

51 vjet më parë, më 30 maj 1969, filloi rrugëtimi ynë, hapat tanë të parë. Ishte një periudhë me të vërtetë e trazuar dhe interesante në historinë njerëzimit, periudhe e cila frymëzoi disa entuziastë tanë për të krijuar një kompani të vogël. Kishte qenë vërtet vështirë në fillim. Industria për cilën kishin synuar dhe veprimtaria që ata kishin dashur ta bëjnë, veç më kishte qenë e rezervuar për republikat veriore të zhvilluara në RSFJ e atëhershme, në Slloveni dhe Kroaci. Por "e pamundura dhe e paarritshmja nuk ekzistojnë" është filozofi që po na lëviz plot 51 vjet dhe në ato momente ia dolëm të fillojmë prodhimin e materialeve kimike për ndërtimtari.

Nga atëherë e deri më sot, misioni ynë për të qenë një "përbërës në çdo ndërtesë" ka qenë një sfidë e vazhdueshme që ne besojmë në dhe përpiqemi ta arrijmë, duke na bërë udhëheqës në prodhimin e materialeve ndërtuese kimike në Evropën Juglindore.

Në periudha të caktuara të 51 viteve të kaluara, duke e përfshirë edhe këtë, ADING ka kaluar nëpër pasiguri të mëdha, trazira shoqëror dhe rrethana të paparashikueshme, por gjithmonë kemi dalë më të fortë. Ne, farmacistët e ndërtimtarisë, siç na quajnë shumë njerëz sot, një ekip i përbërë nga ndërtimtarë, arkitektë, teknologë, kimistë dhe profesionistë tjerë, jemi një markë autentike dhe e rrallë maqedonas dhe ambasadorë joformalë të vendit tonë.

Edhe pse aktualisht jemi prezent në më shumë se 13 tregje, në 51 vitet e kaluara kemi arritur deri në vendet më të largëta. Produktet, njohuritë dhe teknologjitë tona aplikohen në ndërtim dhe janë sendërtuar në panumërt objekte të rëndësishme dhe strategjike në të gjithë botën. Ne jemi ata, udhëtarët botërorë, profesionistët përvojat, njohuritë dhe ekspertizat e të cilëve kanë zgjidhur probleme shumë specifike në ndërtimtari.

I gjithë grupacioni ADING, me fermat e veta bija në Maqedoni, Serbi, Bullgari dhe Kazakistan, aktualisht ka rreth 150 të punësuar. Ata punojnë me zell dhe përkushtim dhe vazhdojnë në rrugën e përcaktuar nga gjeneratat e para të Ading.

Madje edhe sot, përballë një pandemie globale dhe një realiteti të ri, vazhdojmë të ecim përpara dhe nuk gjunjëzohemi. Si shumë kompani në industrinë tonë dhe industri të tjera, por edhe tërë komuniteti, po përballemi me një numër vështirësish në funksionimin tonë të përditshëm. Megjithatë, ne u riorganizuam në të gjitha aspektet e sigurisë dhe teknike të punës dhe vazhduam ekskluzivisht me forcat tona për të kapërcyer problemin aktual.

Në këto momente të vështira, vazhdojmë të kultivojmë qëndrimin ton me përgjegjësi shoqërore si kompani, punonjësit e kanë të njëjtin trajtim si më parë dhe vazhdojmë t'i ndihmojmë komunitetit. Këtu është transformimi i përkohshëm i logos sonë dhe parulla që lexon tani "distanca është përbërës vendimtar për shëndetin tonë". Me këtë, edhe një herë e afirmojmë vetëdijen tonë për situatën në të cilën gjendemi dhe përpjekjet e përbashkëta që po bëjmë për ta kapërcyer atë.

Njerëzit e moshuar në mesin tonë i dinë dhe i mbajnë mend pengesat e shumta që i kemi përjetuar, transformimet shoqërore, luftërat, krizat ekonomike dhe pasiguritë dhe ne ia kemi dalë të mbijetojmë. Prandaj, jemi të bindur plotësisht se do të dalim edhe më të fortë nga kjo  dhe do të mësojmë mësime për funksionimin tonë të mëtutjeshëm. Detyrimi për të vazhduar të ecim në trasenë e caktuar 51 vjet më parë është më e fortë se gjithçka, ndërsa historia na ka mësuar dhe e kemi vërtetuar se "e pamundura dhe e paarritshmja nuk ekziston"! Le t'i përmbahemi kësaj dhe më e rëndësishmja në këtë moment, le të mbajmë distancën!

Urime për ditëlindjen e 51 të Adingut të gjithë aksionarëve dhe punonjësve të Adingut, me dëshiruar më të mirat për tejkalimin e kësaj krize globale shëndetësore dhe ekonomike, e cila është duke qëndruar mbi të gjithë ne. Të dashur klientë, furnitorë, partnerë afaristë dhe bashkëpunëtorë afatgjatë, le të ndihmojmë njëri-tjetrin për të kapërcyer mbase periudhën më të vështirë që është e pranishme deri më tani dhe për të cilën është e pasigurt se sa do të zgjasë. ADING do të bëjë gjithçka dhe si gjithmonë, do të japë maksimumin në punën e vet!

* Lidhja më poshtë e kujtojmë monografinë e Ading, "50 vjet nga hapat e parë", e botuar në vitin 2019, me rastin e 50 vjetorit të kompanisë.

http://www.ading.com.mk/CMS/Upload/mono-50/za%20web.pdf

Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit drejtues të ADING

Bllagoja Donçev Ing. i dipl. i ndërt.