Image31 Maj 2023

54 VJET VLERË E SHTUAR PËR NDËRTIMTARINË DHE INDUSTRINË E ÇIMENTOS

Pas kalimit të 54 viteve, mund të themi se ne krijojmë me sukses zgjidhje dhe teknologji që sigurojnë qëndrueshmëri për partnerët tanë, komunitetin dhe mjedisin. Pas 54 vitesh ne jemi një ekip që jemi mësuar të përshtatemi shpejt dhe të qëndrojë në misionin për të krijuar vlerë të shtuar për ndërtimtarinë dhe industrinë e prodhimit të çimentos.

30 Maji është ditëlindja e ADING-ut, dita kur u themelua kompania 54 vjet më parë, në vitin 1969, e cila deri sot i ka përballuar me sukses të gjitha sfidat gjatë historikut të saj. Si rëndom, ky është gjithashtu një rast i shkëlqyeshëm për kremte dhe shoqërim, por moti i keq na detyroi të anulojmë ngjarjen kryesore të planifikuar.

Më 31 maj u organizua një tubim i vogël, ku u ndanë çmimet jubilare për punonjësit tanë me përvojë të gjatë shumëvjeçare, me 10, 20, 25 dhe 30 vite shërbim, si dhe mirënjohje për ish-punonjësit që kanë dalë në pension, e që kanë pjesë e kompanisë. Mirënjohjet i dorëzoi kryetari i Bordit Drejtues dhe drejtor gjeneral, Zoran Petrovski.

Disa foto nga ngjarja: