Image16 Qer 2023

ADING MORI PJESË NË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SERBISË, "PRAKTIKA MODERNE NDËRTIMORE 2023"

Shoqata e Inxhinierëve të Ndërtimit nga Novi Sadi tradicionalisht organizoi konferencën ndërkombëtare "Praktika bashkëkohore ndërtimore 2023", mbajtur më 8 dhe 9 qershor në Hotel “Borkovac” në Rumë, Republika e Serbisë. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 120 të ftuar, me prezantues nga fusha e ndërtimit, studiues shkencorë, inxhinierë dhe doktorantë.

Në kuadër të konferencës u prezantuan shembuj të shumtë të teknologjive inovative për ndërtim “të zgjuar” e më efikas, mbrojtje dhe rehabilitim të strukturave, qëndrueshmëri të strukturave dhe reduktim të emisionit të CO2-shit.

Si një nga mbështetësit e ngjarjes, ADING pati prezantimin e vet para të pranishmëve nga Nikola Uzunov, menaxher kryesor për aplikim teknik. Tema e prezantimit të tij "Qëndrueshmëria e strukturave të betonit" ishte  për këto aspekte:

- Qëndrueshmëria e strukturave të betonit, domethënia dhe rëndësia

- Metodat dhe parimet, efektet e ndërtimeve nga aspekti i reduktimit të emisionit të CO2-shit

- Përvoja nga terreni - shembuj të kryerjes së ndërtimit dhe mbrojtjes së konstruksioneve.

Në konferencë u organizua një tryezë e rrumbullakët me temë: "Nuk mund t'i shmangim tërmetet! A mund të projektojmë dhe ndërtojmë më mirë."