Image6 Maj 2019

Ekipi i ADING në Maratonën e Shkupit 2019

Maratona e 15-të jubilare Wizz Air Shkup  u mbajt më 04.05.2019 në Shkup dhe në të mori pjesë numër rekord prej 12.500 pjesëmarrësve.

 15 punonjës të kompanisë sonë vrapuan n; garën humanitare prej 5 km, ndërsa patëm edhe një garues në gjysmë maratonën prej 21 km.

Çdo vit, gjithnjë e më madhe po bëhet kënaqësia e të qenit pjesë e kësaj ngjarjeje, e cila po arrin të mbledhë në një vend kaq shumë njerëz dhe sportdashës.

Vitin e ardhshëm, shpresojmë të ketë edhe më shumë!