Image24 Tet 2021

NDËRROI JETË BLLAGOJA DONÇEV, KRYETAR I KËSHILLIT DREJTUES DHE DREJTOR I PËRGJITHSHËM I ADING-ut

Më 23.10.2021 ka ndërruar jetë Bllagoja Dobçev, kryetar shumëvjeçar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë ADING. Kompania humbi para së gjithash një njeri, prind dhe njërin nga vizionarët më të mëdhenj në historinë e saj.

Liderizmi i tij, etika e lartë e punës dhe vlerat që inkorporoi në themelet e kompanisë, sot janë pjesë e pa ndarë të kodit të saj. Ishte person energjik, mësues dhe shembull për shumë gjenerata profesionistësh prapa tij, duke i ndarë në mënyrë të parezervë njohuritë teknike nga fusha profesionale, përvojat dhe shkathtësitë nga fusha e biznesit. Përmes motos së tij se “ADING-u është dhe do të mbetet pjesë të çdo ndërtimi”, ndërtoi dhe vendosi themele të shëndosha për të ardhmen, që me krenari e konsideronte si një nga sukseset më të mëdha të tij.

Në mënyrë plotësuese duhet thënë se madhështia e tij dhe roli i rëndësishëm në ekonominë maqedonase, shquhet me shembullin e tij personal dhe përkushtimin, duke arritur që ta përhapë entuziazmin e tij edhe më gjerë, gjithnjë duke theksuar se edhe kompanitë tjera maqedonase mund dhe duhet patjetër të krijojnë brende që do të dalin përtej kufijve tanë.

Fillimet e tij profesionale janë në ADING, që nga viti 1980, duke kaluar të gjitha shkallët e karrierës profesionale në kompani, ndërsa në krye të saj u gjend në vitin 2006. Vdekja e gjeti në mandatin e katërt të tij të radhës, në të cilin shënohen rezultatet më të mira të punës së deritashme. 

U lind më 1951 në Velusë, Strumicë, Republika e Maqedonisë, kurse diplomoi në Fakultetin e Ndërtimtarisë-Universiteti “Shën Qirili e Metodi” në Shkup. Është fitues çmimesh e mirënjohjesh nga fusha e biznesit, menaxhmentit dhe praktikave me përgjegjësi shoqërore në vend dhe jashtë, prej të cilave, i fundit është çmimi i madh i Evropës së Mesme dhe Juglindore “Kreatorë të Qindvjeçarit” për vepër jetësore për zhvillimin e sipërmarrësisë në Republikën e Maqedonisë më 2019.

Varrimi do të bëhet në kuadër të familjes së ngushtë.