
Distanca është pjesë përbërëse kryesore për shëndetin tonë!
Distanca midis nesh është thelbësore për parandalimin e COVID 19. Prandaj, ne do ta transformojmë përkohësisht logon tonë duke e përcjellë këtë iniciative që po zhvillohet në nivel botëror dhe sloganin tonë “pjesë përbërëse e çdo ndërtimi” do ta shndërrojmë në “distanca është pjesë përbërëse kryesore për shëndetin tonë”. Me këtë ndryshim ne mbështesim të gjitha përpjekjet e komunitetit më të gjerë dhe rekomandimet shëndetësore, si mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Qëndroni të sigurt!